REAL MADRID

REUTERS
CR7 me 400 gola
6 January, 2014 @21:13
Real Madrid ka arritur që të mbajë distancën pesëpikëshe të kryesuesve të La Ligas me fitoren, që erdhi vonë, ndaj Celta Vigos sonte.
është dashur që të kalojnë dy të tretat e ndeshjes për të parë golin e parë të madrilenëve sonte, të cilin e shënoi françezi Karim Benzema, derisa krejt në fund u ndez edhe ylli portugez i los blancosve, Cristiano Ronaldo - që shënoi dy herë - për të regjistruar golin e 400-të të tij në karrierë.
Mysafirët kanë qenë shumë të mirë, përkundër se rezultati i ndeshjes nuk tregon ashtu. Mirëpo, ata kanë dështuar të shënojnë nga disa raste ideale, të cilat më vonë u kushtuan shumë.
Me këtë fitore, Real Madrid vazhdon të ndjek Barcelonën dhe Atletico Madridin me 5 pikë nga pas.
Rezultatet dhe tabela aktuale.