JUVENTUS
Ronaldo thyen rekordin 80 vjeçar te Juventusi
8 August, 2020 @0:00
Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thyer rekordin 80 vjeçar te Juventusi.
Duke shënuar sonte dy gola kundër Lyonit, Ronaldo në të gjitha garat ka shënuar 37 gola dhe kjo është shifra më e madhe gjatë një stinori në histori të klubit.
Rekordin 80 vjeçar e mbante legjenda e klubit Felice Borel, që në stinorin 1933/34 kishte shënuar 36 gola. Duhet cekur se ky është vetëm stinori i dytë i Ronaldos me Juventusin.