FRANKFURT
Roshi shënon në fitore
27 April, 2013 @17:11
Skuadra gjermane ku luajnë dy futbollistët e kombëtares shqiptare, FSV Frankfurt, ka arritur që të shënojë fitore në shtëpi ndaj Dynamo Dresden, 3-1.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Odise Roshi, ka shënuar vetëm dhjetë minuta pasi që u fut në lojë për të vulosur fitoren e skuadrës së tij. Roshi ka hyrë në ndeshje në minutën e 74-të, kur Frankfurt ishte në avantazh 2-0 dhe ka shënuar golin e tretë të skuadrës së tij, dhjetë minuta më vonë, duke e vulosur fitoren dhe fituar tre pikëshin e radhës.
Sulmuesi Edmond Kapllani ka qenë për 90 minuta në ndeshje dhe ka kontribuuar në mënyrën e tij më të mirë në golat e mëhershme të skuadrës.
Frankfurt, ka 50 pikë dhe është vetëm dy pikë larg vendit që dërgon në kualifikim për Bundesligë, tre xhiro pa përfunduar stinori në Bundesliga 2.
BUNDESLIGA 2
FSV Frankfurt - Dynamo Dresden | 3-1 |