JANUZAJ
44-shi i Manchesterit
26 April, 2013 @10:33
Numrin 44 te kampioni më i ri i Anglisë, Manchester United, do të jetë i rezervuar për talentin shqiptar, Adnan Januzaj.
Futbollisti i cili deri më tani ishte pjesë e ekipit U21 të Manchesterit, në javët e mbetura të këtij stinori në Premier League do ta ketë rastin të stërvitet me ekipin e parë, e pse jo edhe të debutojë.
Mesfushori 18 vjeçar me pasaportë belge, është njëri prej talentëve më të pëlqyer të Alex Fergusonit nga akademia e ekipit të tij.