KANARINAT
Feneri, një hap para finales
25 April, 2013 @23:06
Benfica ka regjistruar humbjen e parë pas 38 ndeshjeve! Fenerbahçe ka arritur t’i mposhtë portugezët në Sukru Saraçoglu me rezultat minimal 1-0, derisa epërisa ka mundur të jetë edhe më e thellë po të mos ta kishte goditur shtyllën nga penalltia braziliani Cristian Baroni.
Edhe Dirk Kuyt qëlloi shtyllën, kurse sulmuesi Moussa Sow kishte rast të mirë, por asnjëra prej këtyre nuk u konkretizua me gol, derisa në skenë doli qendërmbrojtësi Egemen Korkmaz që shënoi me kokë për fitoren e kanarinave të Stambollit.
EUROPA LEAGUE - GJYSMËFINALET
Fenerbahçe - Benfica | 1-0 | Egemen Korkmaz 72' |