SAN SIRO
Rossonerët nuk dorëzohen
14 February, 2016 @13:50
Pas gabimit që bënë javën e kaluar në barazimin ndaj Udineses në shtëpi, Milani ka gjetur fitoren në ndeshjen ndaj Genoas. Me golat e kolumbianit Bacca dhe japonezit Honda, Rossonerët arritën 3 pikë shumë të rëndësishme në luftën për një nga pozitat që dërgojnë në Evropë sezonin e ardhshëm. Mysafirët e ngushtuan rezultatin në fund përmes Alessio Cercit, i huazuar momentalisht tek Genoa pikërisht nga Milani, mirëpo kjo nuk mjaftoi që skuadra e Genoas të dilte me pikë nga San Siro.
Ky ishte goli i 13 sezonal i Baccas, i cili është i dyti në listën e golashënuesve pas Gonzalo Higuainit.
Me këtë fitore, Milani arrin në kuotën e 43 pikëve, 2 më pak se Interi, kurse Genoa rrezikon të futet në zonën e rrezikshme.