Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VERONA 2-2 INTER

Rrahmani asiston, Verona ndal Interin

Rrahmani asiston, Verona ndal Interin


10 July, 2020 @0:02

Ndeshja e dytë me radhë pa fitore për Interin, ndërsa kësaj radhe i ndalë Verona e Amir Rrahmanit, që asistoi në golin e barazimit të shënuar nga “el profesore” Miguel Veloso për përfundimtaren 2-2 [Lazovic 2, Veloso 86 - Candreva 49, Dimarco 55ag].

Rrahmani startues, bashkë me Marash Kumbullën, luajti tërë ndeshjen ndërsa në minutën e 86 të ndeshjes brenda në zonë duke depërtuar gjeti Veloson që shënoi duke tundur rrjetën e Samir Handanovicit për 2-2.

TABELA AKTUALE

Kumbulla luajti 84 minuta për ekipin e drejtuar me sukses nga Ivan Juric, ndërsa Rrahmani deri në fund.

E Inter me këtë barazim ka humbur mundësinë për të dalë në pozitë të tretë të klasifikimit, që aktualisht është e okupuar nga Atalanta në formë, me një pikë më shumë, 66.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A