TOP 16
Rusët dhe anglezët dominojnë
22 February, 2013 @0:22
Rusia dhe Anglia kanë më së shumti përfaqësues në Europa League aktualisht. Skuadrat angleze nuk janë ndoshta befasi, por zhvillimi i hovshëm dhe investimet e shumta në futboll te rusët kanë filluar të japin rezultatet e para.
Anzhi, Rubin Kazan dhe Zenit St Petersburg janë përfaqësuesit rus në 16-shen e fundit të Europa League për këtë stinor, derisa tre përfaqësuesit anglez janë Newcastle United, Tottenham Hotspur dhe Chelsea.
Pas rusëve dhe anglezëve vinë italianët me 2 përfaqësues, Lazio dhe Inter, e pas tyre të gjitha vendet tjera kanë nga një përfaqësues.
Është brengosëse se sonte janë eliminuar tre përfaqësues nga Gjermania (Hannover, Bayer Leverkusen dhe Borussia Monchengladbach), derisa ka mbijetuar vetëm Stuttgarti.
SKUADRAT E MBETURA NË GARË:
Rusia | Zenit, Rubin, Anzhi | ||
Anglia | Chelsea, Tottenham, Newcastle | ||
Italia | Lazio, Inter | ||
Gjermania | Stuttgart | ||
Turqia | Fenerbahçe | ||
Portugalia | Benfica | ||
Spanja | Levante | ||
Franca | Bordeaux | ||
Zvicra | Basel | ||
Çekia | Victoria | ||
Rumania | Steaua | ||
*Shteti | *Ekipet e mbetura |