1/8 E FINALES
Çiftet e Europa League
21 February, 2013 @23:25
Tottenham që u kualifikua në minutën e fundit të ndeshjes duke e eliminuar Lyonin me golin e belgut Moussa Dembele do të ketë në xhiron e radhës për kundërshtar Interin.
Inter që shumë më lehtë se sa që priti kaloi rumunët e Clujit, tash do të ketë një test të vërtetë për të kaluar në çerekfinale.
Ndeshja tjetër interesante pritet të jetë ajo ndërmjet rusëve të Anzhit dhe Newcastle Unitedit. Anzhi me Eto’on është duke shkuar shumë mirë deri më tani dhe nëse vazhdojnë me këtë ritëm do të mund të eliminojnë edhe Newcastle-in.
Lazio e Lorik Canës nuk po mund të shpëtojë nga gjermanët. Pas eliminimit të Borussia Monchengladbachut, Cana do të duhet të udhëtojë përsëri për në Gjermani, por tash të luftojë ndaj Stuttgartit (që ka mbetur përfaqësues i vetëm gjerman në Europa League) për të dalë në çerekfinale.
ÇIFTET E 1/8 SË FINALES NË EUROPA LEAGUE
Victoria Plzen - Fenerbahçe | |||
Benfica - Bordeaux | |||
Anzhi - Newcastle United | |||
Stuttgart - Lazio | |||
Tottenham Hotspurs - Inter | |||
Levante - Rubin Kazan | |||
Basel - Zenit St Petersburg | |||
Steaua - Chelsea | |||
*Ndeshjet e para luhen me 7, ndërsa ato të kthimit me 14 mars |