EUROPA LEAGUE
Bie mbrojtësi i titullit
21 February, 2013 @20:08
Sulmuesi kolumbian i Atletico Madridit, Radamel Falcao ka shënuar vonë. Ka qenë minuta e 84-të e takimit kur ai shënoi pas një asistimi të Adrianit, por kjo ka qenë e tëra nga ekipi i Diego Simeones për këtë stinor në Europa League.
Fitorja në ndeshjen e parë në Vicente Calderon prej 2-0 e Rubin Kazanit, ka qenë e paaritshme për mbrojtësin e titullit, Atletico Madrid.
Tashmë edhe gara e dytë e madhe e futbollit ekipor europian ka mbetur pa mbrojtësin e titullit. Rubin Kazan shkon përpara me rezultat të përgjithshëm 2-1 pas dy ndeshjeve.
REZULTATI:
Rubin Kazan - Atletico Madrid 0-1 | (Falcao 84) | Rez. përgjithshëm (2-1) për Rubinin |