Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Sa e madhe është Kosova?!

Para ndeshjes Kosova - Ishujt Faroe/ Foto: FFK

Sa e madhe është Kosova?!


Shkruan: Luan MORINA

4 September, 2016 @15:22

Mbi 10 mijë kilometër katror, mirëpo tash me demarkacion, Mitrovicë, e të tjera, shifra e saktë është e kontestueshme! Kjo përgjigje mund të ju kryej punë në orët e gjeografisë. Këtu kemi të bëjmë me sport. Më gjegjësisht me kombëtaren, përfaqësuesen e Kosovës në futboll! (tingëllon loqkë kur e them kështu! Më në fund!!!!)

ARSYETIMET

Arsyetimi i Granitit është me vend. Arsyetimi që nuk mund të luaj për Kosovën pasi që ka luajtur për një kombëtare tjetër në momentin kur Kosova ka qenë vend i pranuar në UEFA e FIFA! Pra, FIFA mund të arsyetohet për mos-aplikim në kohë të Granitit, Graniti mund të arsyetohet se askush nuk e ka njoftuar me kohë, FFK mund të arsyetohet që nuk ka qenë e njoftuar se kjo aplikimi duhej të përgatitet shumë kohë para ndeshjes së parë të kombëtares.

Të gjithë mund të arsyetohen, por edhe të gjithë janë fajtorë deri në një masë! FFK është dashur të nis mobilizimin e aplikimet në FIFA me kohë, e jo të pres dy-tri javë para ndeshjes së parë! Graniti në këtë rast ka pasur një verë të ngarkuar, dhe mund të ketë lënë në plan të dytë këtë gjë, e FIFA , si FIFA më. E njëjta organizatë kriminele, veç që emrat kanë ndryshuar!

ORARI DHE TABELAT

Sidoqoftë, është koha të mbyllim këtë mesele! Është koha ti lëmë rehat Granitin, Valonin, Xherdanin, Taulantin, Ermirin, e krejt të tjerët!

SHKOJMË PËRPARA

E vërtetë që Kosova nuk ka bërë asgjë për ta! Zvicra i ka bërë futbollist e gjëra të tjera! Megjithatë ne, ndoshta padrejtësisht, kemi shpresuar që do t’i kemi më të mirët në ndeshjen e parë në gara ndërkombëtare! Nuk na kanë premtuar asgjë, kështu që neve si fansa nuk na kanë borxh! E pranojmë fajin, cilido që është! Me këtë edhe duhet të pranojmë realitetin! Ata nuk do të vijnë! Do të gjejnë arsye, të besueshme dhe të vërteta. Faj kanë të gjithë, e më së shumti ne si fansa që kemi besuar se do t’i kemi. Megjithatë është koha të ecim para!

Ndeshja e parë është historike, dhe rezultati sportiv mbetet në plan të dytë, por vetëm për këtë ndeshje! Duhet të punojmë. Me angazhimin e moshave të reja në garat ndërkombëtare, të ekipeve, me shpërthimin e barrierave, adaptimit, do të vjen edhe zhvillimi i futbollistëve tanë.

Në kombëtare kemi talente që po ecin nëpër Evropë të cilët kanë arritur aty nga arat e improvizuara në fusha. Me zhvillimin e kushteve, me kalimin e kohës do të kemi edhe më shumë talente. Jemi një popull që e do futbollin me zemër. Shto talentin dhe angazhimin, dhe do të kemi dita ditës më shumë yje.

EMRA KA PASË DHE DO TË KETË

Ka qenë Fadil Vokrri, Xhevdet Prekazi, Ardian Kozniku, Kujtim Shala, Besnik Hasi, Lorik Cana. Të gjithë kanë lënë shenja në historinë e futbollit tonë. Tani është radha e Samir Ujkanit, Fanol Përdedajt, Amir Rrahmanit, Valon Berishës, Bersant Celinës, Herolind Shalës, Alban Mehës, Milot Rashicës, Sinan Bytyqit, Vedat Muriqit, e djemve tjerë të shkruajnë faqet e reja të historisë.

ORARI DHE TABELAT

Këta janë më të mirët! Janë më të mirët që na duan dhe janë të gatshëm të veshën verdhekaltër. Nuk do të na dërgojnë në Rusi, apo nëpër Evropë pas katër viteve. Do të nevojitet kohë, por kemi pritur. Do të presim! Por, jo më të huajt!

Kosova ka qenë e madhe me futbollistë. E madhe është, e madhe do të jetë!


FIFA

Edhe Rashica e Rrahmani marrin leje

FFK Superliga

Edhe Rashica e Rrahmani marrin leje

04/09/16 @ 12:54

ALBERT BUNJAKI

Bunjaki i shqetësuar për fatin e 6 lojtarëve

Kosova

Bunjaki i shqetësuar për fatin e 6 lojtarëve

03/09/16 @ 22:26

TRANSFER

Dy brazilianë te Trepça ‘89

FFK Superliga

Dy brazilianë te Trepça ‘89

03/09/16 @ 20:01

MBROJTËSI FINLANDEZ

Duam të fitojmë, por kujdes nga Kosova

Russia 2018/International

Duam të fitojmë, por kujdes nga Kosova

03/09/16 @ 15:42

MEDIA

Mirror: Bersant Celina startues në ndeshjen historike

Russia 2018/Kosova/Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Mirror: Bersant Celina startues në ndeshjen historike

03/09/16 @ 13:49

PËRFAQËSUESJA

Eroll Zejnullahu: Besoj në arritjen e qëllimit

Russia 2018/Kosova

Eroll Zejnullahu: Besoj në arritjen e qëllimit

03/09/16 @ 13:42

PËRFAQËSUESJA

Avni Pepa: Kundërshtari i fortë, por besoj tek skuadra

Russia 2018/Kosova

Avni Pepa: Kundërshtari i fortë, por besoj tek skuadra

03/09/16 @ 13:34

PËRFAQËSUESJA

Valon Berisha: Ndeshje e fortë, tentojmë me kundërsulme

Russia 2018/Kosova

Valon Berisha: Ndeshje e fortë, tentojmë me kundërsulme

03/09/16 @ 13:28

PËRFAQËSUESJA

Vazhdojnë stërvitjet me plot përkushtim

Russia 2018/Kosova

Vazhdojnë stërvitjet me plot përkushtim

03/09/16 @ 13:22

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

NË PLAN: STADIUMI I RI I PRISHTINËS!

Kreu i Prishtinës dhe i FFK-së bisedojnë për stadiumin e ri, deri në 25 mijë ulëse

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Kreu i Prishtinës dhe i FFK-së bisedojnë për stadiumin e ri, deri në 25 mijë ulëse

18/07/23 @ 10:47

KOSOVA - VAJZAT

Nisin përgatitjet për miqësoret e radhës

Kosova

Nisin përgatitjet për miqësoret e radhës

10/07/23 @ 22:13

NGA FEDERATA

Kombëtarja U19 mban grumbullim treditor në Hajvali

Kosova

Kombëtarja U19 mban grumbullim treditor në Hajvali

05/07/23 @ 14:34

PAS MBLEDHJES SË KE-së

Primozh Gliha edhe zyrtarisht merr drejtimin e Kosovës

Kualifikimet për Evropian/Kosova/Transfere

Primozh Gliha edhe zyrtarisht merr drejtimin e Kosovës

04/07/23 @ 15:59

SLLOVENI MUND TË RIKTHEHET

Rikthimi i Glihas, opcion i mundshëm për Kosovën

Kualifikimet për Evropian/Kosova/Transfere

Rikthimi i Glihas, opcion i mundshëm për Kosovën

04/07/23 @ 13:09

MEDIA TALK

Kosova ka kërkuar Vahid Halilhodžićin!

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Kosova/Transfere

Kosova ka kërkuar Vahid Halilhodžićin!

04/07/23 @ 09:27

DREJT RIKTHIMIT TË STADIUMIT

Qeveria: 3.2 milionë euro për stadiumin “Adem Jashari”

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Kosova

Qeveria: 3.2 milionë euro për stadiumin “Adem Jashari”

29/06/23 @ 14:26

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFAs

29/06/23 @ 11:52

NGA FEDERATA

Nuredin Rexhepi, talenti i radhës që i thotë “Po” Kosovës

Kosova/Transfere

Nuredin Rexhepi, talenti i radhës që i thotë “Po” Kosovës

27/06/23 @ 10:53


 
Të gjitha lajmet nga Kosova