FIFA
Edhe Rashica e Rrahmani marrin leje
4 September, 2016 @12:54
Numri i futbollistëve që po presin leje nga FIFA për të luajtur për Kosovën, është zvogëluar në katër.
Pas Enis Alushit, Albert Bunjakut, Sinan Bytyqit dhe Vedat Muriqit, edhe Milot Rashica dhe Amir Rrahmani kanë marrë lejen nga FIFA.
Në pritje edhe më tej mbesin Samir Ujkani, Alban Meha, Herolind Shala dhe Valon Berisha.
Dje përzgjedhësi Albert Bunjaki kishte deklaruar se ndjehet i shqetësuar që edhe më tej mbetet në dilemë nëse do të mund të luajnë disa nga futbollistët e ftuar për ndeshjen kundër Finlandës.