TRANSFER
Dy brazilianë te Trepça ‘89
3 September, 2016 @20:01
Skuadra e Trepçës ‘89 sot ka zyrtarizuar dy përforcimet e reja të skuadrës, të cilët vijnë nga Brazili.
Vago Avgusto dhe Marco Tulio janë dy emrat e rinj te mitrovicasit, ndërsa që të dy luajnë në pozitat e mbrojtjes.
Dyshja pritet të debutojë qysh në ndeshjen e radhës të Trepçës ‘89, e cila do të luajë kundër Feronikelit në Drenas.
Trepça ‘89 e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin e sivjetëm në Superligë, duke shënuar fitore në dy xhirot e para.