Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARMANDO SADIKU

Sadiku mungon te Zurichu

Sadiku mungon te Zurichu


29 September, 2016 @18:25

Sulmuesi i Zurichut dhe i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, nuk është përfshirë në përbërjen prej 18 lojtarëve te skuadra e tij, e cila sot do të luajë kundër skuadrës turke, Osmanlispor, në kuadër të Europa League.

Sadiku ishte lënduar javën e kaluar, ndërsa është përfolur se mund të rikthehet në ndeshjen e sotme, mirëpo siç duket ai ende nuk është 100% i gatshëm pasi që nuk do të jetë sot në dispozicion të trajnerit të tij.

Ndryshe nga Sadiku, futbollisti tjetër shqiptar i Zurichut, Burim Kukeli, do ta fillojë takimin nga minuta e parë.


 
Të gjitha lajmet nga