PAS 7 VITEVE

REUTERS
Sagna në City
13 June, 2014 @18:39
Mbrojtësi i krahut të përfaqësueses françeze, Bacary Sagna, ka arritur marrëveshje me kampionin e Anglisë, Manchester City.
Sagna, të cilit kontrata i skadoi me Arsenalin në fund të këtij stinori, ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Cityn.
Pas 7 stinorëve të kaluar në Londër, françezi, i cili kishte ardhur nga Auxerre, la ekipin e tij të parë të Premier League, ku fitoi FA Kupën, këtë stinor.