LEIPZIG 0-2 LIVERPOOL

Salah-Mane dënojnë Leipzigun
16 February, 2021 @23:03
Dyshja e dalluar e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane kanë shënuar nga një herë në fitoren e ekipit të tyre si mysafir ndaj Leipzigut.
Kampionët e Premier Ligës edhe pse nuk janë në formë të mirë në javët e fundit, ata kanë arritur të këndellen për këtë ndeshje dhe janë treguar të frytshëm në fund, pas lojës kërkuese të treguar në pjesë të parë.
Rast i mirë për vendasit sonte erdhi nga spanjolli i ri Dani Olmo, topi i të cilit u kthye nga shtylla, derisa në fillim të pjesës së dytë dolën në skenë Salah dhe Mane për të shfrytëzuar gabimet e kundërshtarit dhe për të marrë avantazhin e madh 0-2 [Salah 53, Mane 58]para ndeshjes së kthimit që zhvillohet më 10 mars në Anfield Road.