SHKODRANI

REUTERS/Arben Celi
Salihi afër Nantesit
27 January, 2014 @12:57
Sulmues i kombëtare shqiptare, që aktualisht ka mbetur pa ekip pasi i ka përfunduar kontrata me ekipin kinez Jiangsu Sanity, Hamdi Salihi është në bisedime për të kaluar në Ligue 1.
Salihi është bërë shënjestër e skuadrës së famshme Nantes, e cila dëshiron që sa më shpejtë të mbulojë pozitën e sulmuesit serb, Filip Dordevic, i cili në fund të stinorit pritet të largohet nga Franca për në Itali, ku pritet t’i bashkëngjitet Lazios, bën të ditur e përditshmja L’Equipe.
Shkodrani Salihi ka qenë në bisedime edhe me skuadra shqiptare këto ditë, por oferta e Nantes duket më e mirë dhe një rast i mirë për atë në moshën 30 vjeçare. Salihi ka shënuar së fundi 9 gola me ekipin kinez, derisa më parë ka qenë pjesë e DC United në SHBA, prej ku pat shkuar nga Rapid ëien.
Hamdi Salihi ka shënuar 10 gola me kombëtaren shqiptare në 45 paraqitje të tija.