PA FALCAON

Monaco Official
Monaco fiton derbin, i afrohet Parisit
26 January, 2014 @23:15
Skuadra nga principata, Monaco, ka arritur të shënojë fitore ndaj Olympique Marseille në derbin e xhiros së 22-të të Ligue 1 sonte.
Djelmoshat e Claudio Ranierit kanë qenë më të mirë se ata të Jose Anigos, derisa me nga një gol në çdo pjesë i kanë sjellë fitoren e rëndësishme në xhiron kur lideri Paris St Germain ka kiksuar.
Kanë qenë talentët vendor Valere Germain dhe Emmanuele Riviere që kanë shënuar golat për Monacon që tashmë është vetëm 3 pikë larg parisienëve, që janë në krye të Ligue 1.
Sulmuesi 23 vjeçar Germain, që ka qenë pjesë e rëndësishme e Monacos stinorin e kaluar derisa ekipi ishte në Ligue 2, ka shënuar golin e parë të tij në karrierë në Ligue 1 sonte.
Rezultatet dhe tabela aktuale.