SHORTI DHE REAGIMI

REUTERS
Përballje gjigante në FA Cup
26 January, 2014 @21:23
Duele gjigante në raundin e pestë të FA Kupës angleze.
Posa kanë përfunduar ndeshjet e raundit të katërt të FA Cup është tërhequr shorti për raundin e pestë të Kupës angleze, ku janë nxjerrë dy përballje gjigante.
Kështu, në të tetën e finales së FA Cup, do të përballen në mes veti katërshja kryesuese aktuale e Premier League dhe atë si vijon: Manchester City - Chelsea, si dhe Arsenal - Liverpool.
“S’ka problem! Nëse dëshiron të jesh më i miri, duhet të përballesh me më të mirin,” ka thënë Jose Mourinho pas shortit.
“Do të jetë një përvojë e madhe për të gjithë ekipin,” ka thënë mes tjerash Mourinho.
E Arsenalit ky short ia ka bërë muajin shkurt, muajin e zjarrtë me ndeshje radhazi si Liverpool dhe Manchester United në Premier League, pastaj Liverpool në FA Cup dhe pas kësaj Bayern Munchen në Ligë të Kampionëve!
Ndeshjet e tetës së finales në FA Cup do të luhen më 15 dhe 16 shkurt.
Shorti i FA Cup:
Arsenal-Liverpool | |||
Manchester City - Chelsea | |||
Brighton - Hull City | |||
Cardiff - Wigan | |||
Sheffield Wednesday - Charlton | |||
Sunderland-Southampton | |||
Everton-Swansea | |||
Sheffield United/Fulham - Nottingham Forest/Preston |