Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Serie A

Milani qesh i fundit!

La Presse

Milani qesh i fundit!


26 January, 2014 @16:49

Skuadra kuqezi e Milanos arriti të kthehet me pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në Cagliari. Rosonerët shënuan fitore me rezultat 1-2 duke e arritur fitoren me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes, të cilën e kaluan në disavantazh në të shumtën e kohës.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën 28’, kur sulmuesi 26 vjeçar i Cagliarit, Marco Sau, pasi e pranoi një pasim të bukur nga Mauricio Pinilla, mbeti ballë për ballë me Marco Amelian, dhe me një lëvizje mjeshtërore arriti ta mposht portierin rosoner.

Epërsinë minimale vendasit arritën ta mbajnë deri në minutën 87’, kur Mario Balotelli e barazoi rezultatin në 1-1.

Hovi i milanistëve në çastet e fundit të ndeshjes nuk u ndal me kaq, pasi që vetëm dy minuta pas golit të barazimit, në skenë doli edhe Giampaolo Pazzini, i cili ia siguroi fitoren e shtatë në këtë stinor skuadrës së tij.

Në bankën rezerve të Cagliarit ishte edhe sulmuesi shqiptar Agim Ibraimi, i cili u fut në ndeshje në minutën e fundit të takimit duke mos arritur as të djersitet deri në fund të saj. 

Tabela aktuale. Rezultatet.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A