Serie A

AFP
Roma i afrohet Juves
26 January, 2014 @16:10
Java e 21-të në Serie A, kaloi në dobi të ekipit të Romës. Skuadra e trajnerit Rudi Garcia arriti ta mposht si mysafire Veronan me rezultat 1-3.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga Adem Ljajic, i cili realizoi në çastet e fundit të pjesës së parë, për të shkuar skuadra e tij me motiv shtesë në zhveshtore.
Mirëpo, në pjesën e dytë epërsia e romakëve nuk zgjati shumë. Mesfushori islandez i Veronas, Emil Hallfredsson, e barazoi rezultatit në 1-1 në minutën e katërt të gjysmëlojës së dytë.
Gervinho ishte ai i cili e ktheu edhe njëherë rezultatin në të mirë të Romës, derisa në minutën 82’ Francesco Totti, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, shënoi golin e tretë për skuadrën e tij duke realizuar penalltinë.
Me këtë fitore, Roma ka tubuar 50 pikë dhe tani është gjashtë pikë larg liderit Juventus, i cili ‘çaloi’ këtë javë duke barazuar me Lazion e Lorik Canës dhe Etrit Berishës.