FA CUP

REUTERS
E shtata me radhë për Chelsean
26 January, 2014 @18:31
Chelsea po vazhdon me serinë e mirë të cilën e filloi që nga 26 dhjetori i vitit që e lëmë pas.
Ekipi i Jose Mourinhos e regjistroi edhe fitoren e shtatë me radhë duke e mposhtur Stoke Cityn në kuadër të FA Cup.
Mesfushori ofansiv i londinezëve, braziliani Oscar, ishte autori golit të vetëm në ndeshje. Ai shënoi në minutën e 27’ për ta siguruar kualifikimin e skuadrës së tij në rundin e pestë të FA Cup.
Kjo ishte edhe ndeshja e fundit të rundit të katërt, ndërsa pas hedhjes së shortit për rundin e pestë, skuadrat e kualifikuara do t’i mësojnë kundërshtarët e tyre të ardhshëm.