TALENTI

Gavazaj debuton në elitën belge
27 January, 2014 @9:21
Mesfushori Enis Gavazaj ka debutuar dje në elitën belge të futbollit.
Prizrenasi i cili nisi karrierën e tij në Liri të Prizrenit e më pas e vazhdoi në Prishtinë, është futur në lojë nga trajneri rumun i Gentit, Mircea Rednic, në momentet e fundit të takimit, sa për të provuar emocionet e elitës.
Gavazaj ka zëvendësuar golashënuesin e golit të fitores së ekipit të tij, Yaya Soumahoro.
Gavazaj është 18 vjeçar dhe është anëtar i kombëtares shqiptare në futboll i grupmposhave përkatëse.
Ekipi i Gavazajt, Gent, ka mposhtur Genkun si mysafir 2-1 në Cristal Arena dhe me këtë fitore është ngjitur në pozitën e tetë të klasifikimit të ProLeague të Belgjikës, duke i tubuar 30 pikë nga 23 ndeshje deri më tani. Lider i Belgjikës është Standard që ka 54 pikë nga 23 xhiro.