BUNDESLIGA 2
Sallahi shpëton Karlsruhen
7 February, 2016 @15:28
Shqiptari me pasaportë austriake, Yll Sallahi, ka shënuar sot golin e vetëm për skuadrën e Karlsruhes në kategorinë e dytë gjermane, duke i mundësuar skuadrës së tij një pikë, me ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-1.
Sallahi ishte pjesë e skuadrave zinxhirë të gjigandit Bayern Munchen, kurse momentalisht luan për skuadrën e Karlsruhes. Ai po ashtu është edhe pjesë e kombëtares austriake U21.