NË PRISHTINË

Sami Sermaxhaj angazhohet te KF Ramiz Sadiku
12 January, 2022 @15:51
Trajneri i mirënjohur Sami Sermaxhaj, është shtesa më e re në klubin e Ramiz Sadikut.
Përmes një postimi në llogarinë e klubit, është bërë e ditur se trajneri dhe punëtori sportiv Sermaxhaj tash e tutje do të punojë te KF Ramiz Sadiku si këshilltar profesional.
Sipas klubit, ai do të ndihmojë ata në ndërtimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj në skuadër.
Kujtojmë Sermaxhaj ka punuar si trajner më parë te klubet e Ballkanit, Drenicës dhe Prishtinës.