VËLLAZNIMI

Samuel Nikaj te Vëllaznimi? Trajneri flet për TopSportin…
26 June, 2022 @20:37
Pas spekulimeve të fundit në lidhje me emërimin e trajnerit Samuel Nikaj në krye të shtabit teknik të Vëllaznimit, TopSporti ka komunikuar direkt me trajnerin në fjalë.
Pyetjes së TopSportit se a do të emërohet trajner i Vëllaznimit në vijim, Nikaj iu përgjigj:
“Jemi në bisedime me klubin e Vëllaznimit dhe duke e parë dëshirën e të dyja palëve për arritjen e marrëveshjes, duket që ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës.”
Trajneri shkodran gjatë karrierës së tij ka drejtuar shumë skuadra në futbollin e Shqipërisë, ndërkohë në Kosovë e ka drejtuar Vushtrrinë, Lirinë e Flamurtarin.
Kujtojmë që Vëllaznimi edhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës.