Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ASTRIT SELMANI

Selmani makinë e pandalshme, shënon në debutimin zyrtar

Selmani makinë e pandalshme, shënon në debutimin zyrtar


20 February, 2021 @15:43

Sulmuesi Astrit Selmani po vazhdon të tregojë paraqitje të lartë edhe te skuadra e tij e re, Hammarby, tek e cila u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kosovari sot shënoi golin e tij të parë në ndeshje zyrtare me Hammarbyn, duke kontribuar në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 4-1 përballë Eskilstuna, që u zhvillua në kuadër të Kupës së Suedisë.

Goli i Selmanit erdhi në minutën 17’, që ishte goli i dytë për Hammarbyn.

Selmani më parë kishte shënuar edhe në debutimin jo zyrtar në miqësore.


 
Të gjitha lajmet nga International