Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA FITON DERBIN

Selmani sjell fitoren e Dritës në derbi ndaj Prishtinës

Pamje nga debri Drita - Prishtina, ku gjilanasit triumfuan/ Foto: FCPrishtina/ fb

Selmani sjell fitoren e Dritës në derbi ndaj Prishtinës


22 April, 2023 @19:21

Drita me trajnerin e përkohshëm të ekipit, Afrim Shahini, ka arritur të shënojë fitore në derbi ndaj Prishtinës të shtunën, ndërsa dallimin e ka bërë Kastriot Selmani që ka qëlluar me kokë në portën e Kolajt, pas kornerit të krosuar nga Almir Ajzeraj, Drita 1-0 Prishtina [Kastriot Selmani 41].

Kjo ka qenë fitorja e parë e Dritës në tri ndeshjet e fundit të Superligës dhe me rëndësi të madhe për të ndjekur Ballkanin kryesues. Intelektualët kanë dominuar në pjesën më të madhe të takimit, ndërsa Kolaj në portën e Prishtinës ka qenë njeriu që ka mohuar disa raste të vendasve, për të mos u mposhtur më thellë në këtë ndeshje.

TABELA AKTUALE

Prishtina pos një gjysmërasti, nuk arriti të bëj diçka më shumë në ndeshje dhe disi u pajtua me humbjen përkundër luftës që tregoi, rrugën te goli nuk e gjeti assesi. Kjo ka qenë humbja e dytë e Prishtinës në tri ndeshjet e fundit.

Me fitore, Drita mbyll xhiron në pozitë të dytë me 60 pikë nga 30 ndeshje, ndërsa Prishtina e katërta në renditje ka 41 pikë. Në xhiron që vjen, Drita pret Ferizajin, ndërsa Prishtina Llapin.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga