Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REZULTAT I BARDHË NË FERIZAJ

Seria e fitoreve në shtëpi e Ferizajit ndalet nga kampioni

Seria e fitoreve në shtëpi e Ferizajit ndalet nga kampioni


19 March, 2023 @17:05

Ferizaji nuk ka arritur të vazhdojë serinë e fitoreve në shtëpi që prej nisjes së pjesës së dytë të stinorit të Superligës, ku kishin mposhtur të katër kundërshtarët që erdhën radhazi.

Djelmoshat e drejtuar nga Andrej Panadic sot u ndalën nga kampioni aktual i Kosovës dhe ndjekësi aktual i kreut, Ballkani, në një ndeshje me raste, por pa konkretizime, që përfundoi: Ferizaji 0-0 Ballkani.

Në anën tjetër, Ballkani është gjithashtu në krizë të fitoreve. Ekipi i Ilir Dajës nuk ka arritur të shënojë fitore në Superligë që prej 22 shkurtit, ndërsa me sot i janë bërë pesë ndeshje pa fitore.

TABELA AKTUALE

Sa i përket lojës, në pjesë të parë u regjistrua një rast me Mateo Panadicin për Ferizajin (15’), ndërsa një për Ballkanin, kur Qëndrim Zyba shutoi mbi portë (43’). Kah fundi i ndeshjes, Albion Rrahmani (85’) kishte mundësi të mirë për të shënuar, por topi shkoi pranë portës, pasi që kishte pranuar një krosim të mirë nga Armend Thaqi!

Rezultati i bardhë, bën që skuadrat të marrin nga një pikë, ndërsa Ferizaji me këtë pikë është kthyer në pozitën e parafundit, duke qenë se ka 28 pikë nga 26 ndeshje, ndërsa Ballkani me pikën e fituar i është afruar në 1 pikë lideres Drita që ka 52 pikë.

Skuadrat tash shkojnë në pushim dyjavor për shkak të ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve për EURO 2024, ndërsa në xhiron e radhës Ballkani është nikoqir i Gjilanit, kurse Ferizaji i shkon Dukagjinit në Klinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga