AMIR RRAHMANI
S’është lehtë, kombëtares sukses
1 June, 2016 @15:41
Qendërmbrojtësi kuqezi që dje u largua nga lista përfundimtare e EURO 2016 e Gianni De Biasit në një postim të tijin në Facebook ka shkruar se nuk ka qenë lehtë të merr një lajm të tillë, por në fund duhet pranuar vendimin.
“Nuk është e lehtë, por duhet të pranosh vendimin e trajnerit. E respektoj këtë vendim dhe uroj me gjithë zemër që shokët të na bëjnë krenar në EURO,” ka shkruar Rrahmani.
Rrahmani është pjesë standarde e Splitit në Kroaci dhe ka qenë pjesë e formacionit të 11-shes më të mirë të vitit në elitën e futbollit kroat.
Ai bashkë me Milot Rashicën, Berat Xhimshitin dhe Herolind Shalën nuk kanë arritur të bindin De Biasin për EURO 2016.