MEDIA
Shearer kritikon përzgjedhjen e Hodgsonit
1 June, 2016 @15:29
Ish sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer, ka kritikuar përzgjedhjen e Roy Hodgsonit për EURO 2016, duke thënë se përzgjedhësi favorizon reputacionin para formës së lojtarit.
Në kolumenen e tij të shkruar për Coralin, ai ka thënë:
“Jack Wilshere nuk ka treguar asgjë në dy miqësoret e fundit si dhe nuk ka qenë standard te ekipi i tij gjatë pjesës më të madhe të stinorit. Drinkwater ka pasur stinor të mrekullueshëm me Leicesterin, shto këtu edhe vetëbesimin e ngritur pas titullit të fituar, e ftesa për Daniel Sturridgein që ende s’është këndellë plotësisht nga lëndimi nuk është krejtësisht në rregull,” ka shkruar ndër të tjera ai.
Sidoqoftë, ai ka pasur edhe vlerësime pozitive, duke thënë që trajneri ka bërë mirë që e ka ftuar Marcus Rashfordin e talentuar që shpërtheu së fundi dhe ka lënë jashtë Theo Walcottin.