Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANDALUZIA

Sevilla prezanton Papu Gomezin

Foto: https://www.sevillafc.es/

Sevilla prezanton Papu Gomezin


27 January, 2021 @0:42

Futbollisti argjentinas që bëri punë të madhe dhe shkroi historinë me Atalantën në sezonet e kaluara, Papu Gomez, është lojtar i ri i Sevillës.

Ekipi spanjoll prezantoi dje futbollistin në fjalë, duke bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin deri në verë të vitit 2024.

Atalanta përfitoi afro 8 milionë euro nga transferi i Gomezit te Sevilla, ndërsa largimi i tij nga ekipi u bë i pashmangshëm pasi që ai ftohu marrëdhëniet me trajnerin e ekipit nga Bergamoja, Gian Piero Gasperini.

Vetëm këtë sezon, Papu ka shënuar 5 gola dhe ka regjistruar 4 asistime në llogari të tij për neroazzurët. Përgjatë gjashtë stinorëve të kaluar te Atalanta, Papu Gomez ka luajtur më shumë se 250 ndeshje dhe ka shënuar 59 gola e 71 asistime.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se paga e lojtarit do të jetë rreth 2.5 milionë euro në vjet.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A