BLUES

REUTERS
Sexy Chelsea!
9 July, 2013 @10:41
Jose Mourinho përveç kërkesave të ndryshme si titulli, kupa dhe gjërat tjera që duhen fituar - kësaj radhe ka detyrë shtesë te Chelsea.
Pronari rus i klubit, Roman Abramovich, ka kërkuar që skuadra e tij të luaj edhe seksi futboll, që aludon në lojë të pëlqyeshme.
Lojtarët e Chelseat i janë kthyer dje skuadrës për stërvitjet e para, përveç atyre që kanë qenë pjesë e Kupës së Konfederatave.
Portugezi Mourinho ka punuar në veçanti me transferët e rinj si Andre Schurrle dhe Marco van Ginkel. Ndërsa të kaltërit e Londrës do të udhëtojnë në Lindjen e largët këtë javë - për stërvitjet parasezonale shtesë dhe ndeshjet miqësore.
Mourinho i ka premtuar Abramovichit, seksi futboll, por pa ndërruar në formacion treshen legjendare - Frank Lampard, Ashley Cole dhe John Terry.
“Kjo është kulturë. Kur dikush i ri vjen në ekip, dikush me përvojë duhet t’ia shpjegojë rëndësinë e klubit,” ka thënë Mourinho pas vendimmarrjes së tij.