Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARÇA

Barcelona me regjim për Neymarin

REUTERS

Barcelona me regjim për Neymarin


8 July, 2013 @16:06

Kampioni i Spanjës, Barcelona, bleu njërin ndër sulmuesit më premtues në botë, Neymar. Mirëpo, mjekët e klubit katalonas, veçanërisht Daniel Medina, kanë kërkuar nga ai që të jetë në formën më të mirë fizike para fillimit të stinorit të ri. 

Sipas mjekut të klubit, të lartpërmendur, Neymar, duhet që së paku të shtojë tre deri në pesë kilogramë në peshë. 

Pastaj atij i është dhënë këshilla që të kryejë ushtrime aerobike si tenis, çiklizëm, gollf, not dhe vrapim në male. 

Një javë para 29 korrikut, dita e tij e parë në Barcelonë, Neymar do të duhet të shkojë në palestër dhe të ushtrojë me pesha ku duhet të rris nivelin e muskujve - posaçërisht ato të duarve dhe gjoksit, kanë qenë kërkesat e Barcelonës, të cilat i ka njoftuar Football Espana sot. 

Neymar i kushtoi Barcelonës gati 60 milionë euro, ndërsa u shpallë lojtari më i mirë i Kupës së Konfederatave, muajin e kaluar në Brazil.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga