RAFA JOB

REUTERS
Madrileni në Napoli!
8 July, 2013 @9:24
Napoli ka rënë dakord që t’i paguajë 10 milionë euro Real Madridin për sulmuesin ekstern të tyre, Jose Maria Callejon.
Sipas të përditshmes AS. klubet kanë arritur marrëveshje, derisa futbollisti pritet që t’i fitojë 3.5 milionë euro për stinor.
Sulmuesi 26 vjeçar, Callejon, ka shënuar tre gola në 30 paraqitje për Real Madridin në La Liga. Ai është kërkuar ekskluzivisht nga Rafa Benitez, trajneri i ri i Napolit.
Real Madrid kishte blerë Callejonin dy vite më parë nga Espanyoli për 5.5 milionë euro.