ABIDAL

REUTERS
Rikthim pas 13 vitesh!
8 July, 2013 @15:43
Ish mbrojtësi i përfaqësueses françeze, Eric Abidal, i është bashkuar radhëve të skuadrës së promovuar këtë stinor në Ligue 1, Monaco.
Abidal 33 vjeçar nuk arriti që të vazhdojë kontratën me Barcelonën pas gjashtë viteve të kaluara aty dhe sot kaloi në Monaco si lojtar i lirë, raporton vetë klubi nga Monte Carlo, në web faqen e saj zyrtare.
Abidali ia nisi karrierës profesionale pikërisht në Monaco në vitin 2000, para se të kalojë në Lille e pastaj në Lyon ku u bë i njohur botërisht. Prej aty ai kaloi në Barcelonë, ku fitoi katër tituj të La Ligas, dy Copa del Rey dhe dy Liga të Kampionëve.
Ky është transferi i gjashtë i njohur i Monacos, pas Radamel Falcao, James Rodriguez, Joao Moutinho, Ricardo Carvalho dhe Jeremy Toulalan.