VILLA

REUTERS
Zëvendësimi i Falcaos
8 July, 2013 @17:49
Pak çaste më parë, klubi katalonas, Barcelona, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për shitjen e David Villas te Atletico Madrid.
Sulmuesi spanjoll do të kalojë te ekipi nga Vicente Calderon për 5.1 milionë euro, derisa 2.1 milionë do të paguhen menjëherë, ndërsa të tjerat pas çdo përfundimi të stinori (dy të tjerë).
Gjithashtu, kampioni i Spanjës ka njoftuar se do të përfitojë 50% nga cilado shifër që Atletico Madrid do ta mund ta shiste Villan në të ardhmen.
Villa 31 vjeçar pat ardhur te Barcelona nga Valencia për 30 milionë euro, vite më parë. Atletico kështu ka përmbushur vendin e zbrazët në sulm të lënë nga Radamel Falcao që nënshkroi për Monacon.