SULMUESI
Shani Tarashaj golin ia dedikon familjes
22 October, 2016 @14:46
Futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës, Shani Tarashaj, dje ka shënuar golin e parë të tij në Bundesligë, ndërsa sot në një postim të tijin në llogarinë personale në Facebook ka bërë të ditur se këtë gol ia ka dedikuar familjes së tij.
“Fitore e mrekullueshme te Hamburgu. I lumtur me golin e parë në Bundesligë, që i dedikohet familjes sime,” ka shkruar Tarashaj sot.
Tarashaj është aktualisht lojtar i huazuar te Eintracht Frankfurt nga Evertoni.