SHAUN WRIGHT-PHILLIPS

Shaun Wright-Phillips pensionohet nga futbolli
24 August, 2019 @19:30
Ish-anësori i Manchester Cityt dhe Chelseat, Shaun Wright-Phillips ka konfirmuar pensionimin nga futbolli në moshën 37-vjeçare.
Anësori anglez po ashtu ishte pjesë e skuadrave si Queens Park Rangers dhe New York Red Bulls, ndërsa së fundmi ka luajtur për Phoenix Rising.
Wright-Phillips ka luajtur 36 herë për kombëtaren e Anglisë, gjersa ka bërë 316 paraqitje në Ligën Premier, duke shënuar 32 gola.