Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B: ANGLIA - SHBA

SHBA mbetet e pazgjidhshme për anglezët

SHBA mbetet e pazgjidhshme për anglezët


25 November, 2022 @22:01

Përfaqësuesja e Anglisë ka mbetur pa fitore ndaj Anglisë edhe në tentimin e tretë në kuadër të Botërorëve. Një humbje dhe me sot, dy barazime për Anglinë ndaj SHBA-ve, pas duelit të zhvilluar në Al Bayt që përfundoi 0-0.

Kjo është hera e tretë që Anglia ndeshet me SHBA-në në kuadër të Botërorëve dhe albionët nuk kanë arritur asnjëherë fitore ndaj tyre, duke u mposhtur në “Brazili 1950” 1-0, duke barazuar në “Afrika e Jugut 2010” dhe sonte, barazim.

England vs USA

Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Christian Pulisic, që dridhi shtyllën e Jordan Pickfordit, por topi s’hyri në portë dhe u dëbua jashtë. Jack Grealish, Jordan Henderson dhe Marcus Rashford hynë në pjesën e fundit të ndeshjes për Anglinë, por nuk arritën assesi të thyejnë mbrojtjen e SHBA-së të mirë organizuar dhe të disiplinuar nga trajneri Gregg Berhalter.

Derisa Anglia ka 4 pikë pas dy ndeshjeve në Grupin B, SHBA ka 2 pikë nga dy ndeshje, ku në përballjet e fundit hynë me mundësinë fito dhe shko! Anglia luan ndaj Uellsit, ndërsa SHBA-të ndaj Iranit.


 
Të gjitha lajmet nga