MEDIA
Shef dhe patriot i flaktë
Shkruan: Blick Sport
8 June, 2016 @9:48
Kapiteni i reprezentacionit të Shqipërisë, Lorik Cana, është shqiptari më i rëndësishëm sot. Ai është emër që i bashkon të gjithë brenda një kombëtareje si Shqipëria dhe ka respektin e të gjithëve.
Shqipëria po stërvitej në stadiumin e vogël me të arritur në Francë. Të gjithë ishin rreshtuar mirë. Të gjithë? Jo. Njëri i paraprinte rreshtit. Kapiteni Lorik Cana.
I ardhur me 6 vjet në Zvicër, ai u rrit dhe u bë lojtar simbol i Shqipërisë. Ndeshja ndaj Zvicrës në EURO 2016 do të jetë një ëndërr e realizuar për te.
Paraqitja e 92-të për reprezentacionin. Rekord i Shqipërisë. Ka debutuar me fanellën kuqezi ndaj Zvicrës, në kohën kur Shqipëria drejtohej nga Hans Peter Briegel. Ishte 19 vjeçar.
Sot ka 32 vjet. Është simbol i bashkimit të shqiptarëve dhe debuton në EURO ndaj Zvicrës.
“Prej se luaj për ekipin kombëtar jam duke mbrojtur historinë dhe vlerat te të cilat unë besoj. Jam shumë krenar që kjo gjeneratë e lojtarëve e arriti këtë sukses. Vetëm kombëtarja ka qenë në gjendje të bashkojë popullin shqiptar sot. Shqiptarët nga SHBA-ja, Australia, Zvicra dhe kudo tjetër - janë një rreth kësaj kombëtareje,” ka thënë ndër të tjera ai për zviceranen Blick.
Mes tatuazheve në trupin e Canës mund të vërehet edhe një ikonë ilire, luftëtar ilir.
“Nëse ia nisni njëherë këtyre, atëherë nuk mund t’i ndalni ato,” ka thënë Cana për tatuazhet e tij, duke shpjeguar pastaj edhe për origjinën e shqiptarëve, fiset dhe prejardhjen e emrit të tij, Lorik.
Të shtunën në ora 15, ai do të jetë më krenari në fushë kur Shqipëria ndeshet ndaj Zvicrës.