MENDIMI
Wenger tregon befasinë e EUROs
8 June, 2016 @8:49
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, në një bisedë me Eurosportin për Kampionatin Europian “Franca 2016”, duke analizuar thuajse të gjitha ekipet pjesëmarrëse ka thënë se pret që Kroacia të jetë befasi e këtij europiani.
“Vetëm emrat që i kanë flasin mjaft. Me një mesfushë ku ka emra si Luka Modric, Ivan Rakitic, Mateo Kovacic, Marcelo Brozovic, suksesi s’ka si mund t’iu ikë. Ka edhe shumë emra tjerë këtu që s’po më bien ndërmend aktualisht, por pres që Kroacia të bëhet befasi e EUROs dhe të shkojë larg,” ka thënë Wenger.
Kroacia është në grupin e vdekjes në europian me Spanjën, Turqinë dhe Çekinë në grup, ndërsa ndeshja e parë e tyre do të jetë ndaj Turqisë më 12 qershor në ora 15.