Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - BESA

Shenjat e këndelljes, e dyta rresht për Llapin

FOTO / Kf Llapi

Shenjat e këndelljes, e dyta rresht për Llapin


6 December, 2020 @14:08

Skuadra e Llapit ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Superligë, duke e mposhtur Besën me rezultt 2-0 [Valmir Veliu 4’, Engjëll Hoti 10].

Llapi doli në epërsi që nga minuta e 4’ e ndeshjes përmes Valmir Veliut, derisa epërsinë e dyfishoi gjashtë minuta më vonë me Engjëll Hotin 10’ dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë nuk kishte edhe shumë raste për shënim dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të Llapit.

TABELA AKTUALE

Llapi me 14 pikë gjendet në pozitën e parafundit në tabelë, kurse Besa me 6 pikë në fund të tabelës.

Në xhiron tjetër Llapi takohet me Arbërinë, derisa Besa me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga