Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Shevchenko krahason coronavirusin me Çernobilin

Shevchenko krahason coronavirusin me Çernobilin


29 March, 2020 @13:42

Ylli i dikurshëm i Milanit, ukrainasi Andriy Shevchenko ka krahasuar pandeminë coronavirus me fatkeqësinë nukleare në Çernobil, që ka ndodhur në vitin 1986 në veri të Ukrainës.

I izoluar në paralagje të Londrës për 11 ditë të plota tashmë, Shevchenko në bisedë me Sky Sportin italian ka bërë të ditur se po kalon momentet e vështira me shpresë, duke respektuar të gjitha vendimet që vinë nga qeveria, ashtu që mjekët të kryejnë punën e tyre si duhet.

Por, si mbijetues i Çernobilit, Shevchenko ka bërë edhe krahasimin e atëhershëm me këtë të tashmen.

“Kam përjetuar situatë koxha të ngjajshme kur isha nëntë vjeçar dhe kur ndodhi shpërthimi në Çernobil. Kanë qenë kohëra të vështira. E vetmja gjë që është dashur të bëjmë është të respektojmë vendimet e qeverisë. Nuk duhet bërë çmenduri në këto kohëra, veçanërisht nuk duhet dalur nga shtëpia,” ka thënë Sheva, siç thirret shkurt legjenda e rossonerëve.

Ndër të tjera ai ka përshëdentur gjithë italianët, duke i dëshiruar kalim të shëndeteshëm të kësaj situate.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A