STEVEN GERRARD PËRGATITET ME LIVERPOOLIN

Steven Gerrard dhe Jurgen Klopp, sot në mëngjes/ Foto: premierleague.com
Shikoni kush u stërvit me Liverpoolin sot
30 November, 2015 @15:07
Steven Gerrard, legjenda e gjallë e ekipit nga Anfield Road, Liverpool, i është kthyer stërvitjeve me ish ekipin.
Ai është parë sot duke buzeqeshur në stërvitje të Liverpoolit dhe ka pasur disa biseda me trajnerin e ri të ekipit, Jurgen Klopp.
Gerrard, stinorin e shkuar i dha fund aventurës me Liverpoolin duke iu bashkuar ekipit amerikan, Los Angeles Galaxy.
Derisa tash kampionati amerikan është në pushim, Gerrard për të mbajtur formën i është kthyer ish ekipit.
Më parë, ai ka mohuar zërat se do t’i ndihmojë ekipit në formë huazimi në Premier League për tre muaj derisa t’ia nis MLS.