Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Shkatërrojnë Besën

BOROZANI/Erdis Driza

Shkatërrojnë Besën


7 April, 2013 @16:59

Prishtina ka mbizotëruar sot tërë ndeshjen ndaj Besës së Pejës dhe ka vërtetuar edhe njëherë fuqinë e saj në futbollin kosovar. 

Djelmoshat e Afrim Tovërlanit kanë shënuar fitore me rezultatin më të thellë të stinorit pranveror 5-0 ndaj Besës. Ndërsa golat kanë filluar të bien në portën e pejanëve që nga minuta e pestë e takimit. 

Golin e fundit për Prishtinën e shënoi, Enis Fetahu, derisa në listë të realizatorëve u regjistruan edhe Besnik Krasniqi e Liridon Latifi më parë. 

89-shi vazhdon ndjekjen

 

Trepça 89 ka vazhduar ndjekjen e liderit, duke e mposhtur me rezultat minimal Hysin. Golashënues i vetëm për mitrovicasit ka qenë Isuf Llumnica në minutën e 33-të të ndeshjes. 

Drita, e sigurtë në Gjilan

 

Pas fitores ndaj Besës, Drita ka vazhduar me rezultate pozitive në Gjilan duke e mposhtur edhe Kosovën e Vushtrrisë, e cila ende nuk ka shijuar fitoren në pranverë, përkundër ndërrimit të trajnerit. 

Golin e vetëm për gjilanasit e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 60-të të ndeshjes. 

Liria regjistron edhe një humbje

 

Hajvalia ka arritur të mposht Lirinë në pjesën e dytë të takimit, pasi që e para përfundoi pa gola. Goli i parë për paralagjen prishtinase u shënua në minutën e 55-të të takimit, derisa Armend Kastrati në të 68-tën vulosi epilogun e takimit.

Tabela aktuale.



RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT

Hajvalia - Liria 2-0
Prishtina - Besa 5-0
Trepça 89 - Hysi 1-0
Drita - Llamkos Kosova V. 1-0

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga