SHQIPTARËT NË SERIE A

Shkëlqen Xhemajli, nuk mungojnë ofertat
10 January, 2016 @17:22
Blerim Xhemajli ka ndihmuar skuadrën e tij që të sigurojë tri pikë tejet të vlefshme në luftën për mbijetesë me golin e shënuar në ndeshjen ndaj Atalantas. Ndeshja u mbyll me rezultat 0-2 dhe ish-lojtari i Napolit ishte autor i golit të parë.
Tetovari, i cili raportohet se po kërkohet nga Fiorentina e Milani, ka vazhduar paraqitjet e mira këtë sezon, duke u renditur në mesfushorët me notat më të larta këtë javë në Serie A.