BESA - BALLKANI

Shkëmbi kërkon fitoren e parë me Ballkanin
13 February, 2021 @9:47
Skuadra e Ballkanit do të jetë mysafire e Besës, në kuadër të xhiros së 19 në Superligë.
Ballkani e kishte mposhtur Besën në dy ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon me rezultat të njëjtë 4-1.
Për trajnerin Blendi Shkëmbi do të jetë ndeshja e parë me Ballkanin në Superligë, derisa në Kupën e Kosovës ishte eliminuar nga Llapi.
Ballkani gjendet në pozitën e dytë në Superligë me 38 pikë, kurse Besa është në fund të tabelës me 6 pikë.