BUNDESLIGA

Leipzig vazhdon ndjekjen e kreut në Bundesligë
12 February, 2021 @22:24
Skuadra e Leipzigut, e mposhti Augsburgun me rezultat 2-1 dhe ka vazhduar ndjekjen e kreut në Bundesligë.
Dani Olmo shënoi nga pika e bardhë në minutën e 38’ për Leipzigun, kurse epërsinë e dyfishoi Christopher Nkunku në minutën e 43’.
Goli i vetëm për Augsburgun erdhi nga Daniel Caligiuri në minutën e 76’ nga pika e bardhë.
Me këtë fitore Leipzig me 44 pikë është në pozitën e dytë me 4 pikë më pak se lideri Bayern Munich.