PREMIER LEAGUE

Foto: Ilkay Gundogan
Gundogan shpallet lojtari i muajit në Premier League
12 February, 2021 @14:00
Mesfushori i Manchester City Ilkay Gundogan po kalon formë të jashtëzakonshmë këtë sezonë. Ai është shpallur lojtari i muajit janar në Premier League.
Turko-gjermani ka shënuar pesë gola gjatë muajit janar duke qenë krucial në gjashtë fitoret e ekipit, ai u shpreh se ndihet jashtëzakonisht mirë për ekipin dhe jo vetëm për veten e tij.
“Ndonjëherë e ke atë ndjenjë, ndihesh i fortë dhe i pamposhtur” tha mesfushori.